be_ixf;ym_202201 d_18; ct_100
MBYLL
Week 1 images of Nani Roma from the 2018 Dakar Rally
LAJME

Serish ne cockpit: Nani Roma

Apr 262018

Nani Roma nuk eshte nga ata qe i tremben nje sfide. Ne moshen 46-vjeçare, braziliani ka qene pjese e Dakar Rally 23 here dhe eshte nga te paktet qe ka rrembyer fitore me dy apo kater rrota. Pavaresisht sfides nga rivalet e Peugeot, Roma dhe bashke-shoferi Alex Haro dukeshin te gatshem  per te perdorur X-Raid e tyre per pergatitjen e plote te Mini All4.

Pavaresisht nje starti te mire, shpresat e tyre per ne podiumin e Dakarit u thyen gjate fazes se trete. Goditja e nje rripi rere anash me 120km/h e detyroi Minin te devijonte nje kilometer perpara finishit. Pas nje viti provash, pergatitjesh dhe planifikimesh ky ishte nje moment i veshtire.

Haro shpetoi i pademtuar, por Roma u dergua me helikopter ne spitalin e Limas me demtime ne koke dhe qafe. Fatmiresisht nuk kishte demtime afatgjata dhe tani, pas tre muajsh, Nani eshte serish ne forme gati per lufte. Nje tjeter pakete kalendarike garash e pret ne Dakar per 2018. Perpara se te udhetonin serish dhe te fillonin provat per 2018-en, ne u takuam me Nanin ne Barcelona per te diskutuar rreth vitit qe na pret dhe perspektiven e tij mbi heren e 24te ne Dakar…

 

  "e dime qe eshte nje sport, dhe duhet ta pranojm ate qe ndodhi dhe te mesojme prej saj, duke u fokusuar ne sfiden e radhes"

Si ndiheni pas aksidentit?

Ndihem pak i zhgenjyer per te qene i sinqerte. Jam i merzitur per ate qe ndodhi. Ne te gjithe punuam shume, ekipi me pergatitjen e makines dhe une humba shansin per nje rezultat te mire. Dakari eshte nje gare e gjate dhe e veshtire dhe ne kishim nje makine te mire, nje grup te mire njerezish qe punonin se bashku. Ndaj eshte nje situate e veshtire per ta humbur garen per shkak te nje aksidenti ne vend qe te jesh duke konkurruar deri ne vijen e finishit. E ke parasysh, eshte sport dhe ne duhet te pranojme faktin se çfare ka ndodhur dhe ta kalojme, duhet te fokusohemi ne sfidat e reja qe na presin.

Çfare ndodhi? Ishte gabim navigatori apo thjeshte fat i keq?

Jo, nuk kishte asgje specifike qe mund ti hidhje fajin. Dielli ishte ne kupe te qiellit ne ate moment ndaj ishte nje ndriçim shume i mire dhe ne kishim pamje te qarte. Ndoqem rrugen e duhur dhe disa sekonda perpara perplasjes kishte nje gunge te vogel dhe nderkohe qe po zbrisnin u rrezuam anash dhe kjo ishte e gjitha!

A ishe i kenaqur me librin e itinerarit atehere?

Po, sigurisht, pergatitja ishte e mire ne kete aspect. Ndryshimi i vetem qe mund te shtoja do te ishte shtimi i nje tabele rreziku ne vendin ku u perplasa. Ishte nje moment vertete i pafat ne nje vend te keq, por jam rikthyer 100% tani. Muajin tjeter gara do te filloje serish siç duhet.

 "dakari i ardhshem eshte gara ime e 24 ne dakar dhe jam shum i emocionuar" 

Si je tani fizikisht?

Jam vertete mire tani. Ne morem masa direkt pas aksidentit. Une u çova me helicopter ne qytetin lokal Ica dhe me pas ne Lima ne spitalin kryesor atje per me shume vizita. Sigurisht qe kisha pak dhimbje, ndaj ka qene e veshtire ti rikthehesha stervitjes.

Si duket testi dhe programi yt i gares per kete sezon?

Kemi Rallyn e Kazakistanit se shpejti, i cili eshte pjese e FIA Cross Country Rally World Cup. Njekohesisht kemi nje makine te re qe vjen kete sezon, ndaj do te kete edhe disa prova. Po pres Baja ne Spanje ne korrik dhe gjithashtu kam zgjatur provat. Pastaj do te kete kohe per Dakarin perseri.

Eshte mire bashke-shoferi yt Alex – ai pesoi nje aksident gjithashtu gjate provave apo jo?

Po, fatkeqesisht. Ai theu klavikulen dhe nxorri nga vendi gishtat ndaj nuk kishim mundesi te garonim ne Marok. Rally i Merzougas eshte shume i veshtire ne nivel navigacioni, ndaj na dha mundesi te mira stervitjeje, por nuk mund te marrim persiper rreziqe. E rendesishmja tani eshte qe Alex te marre veten dhe te jete gati per garat e radhes.

Po per sa i perket gares cross cart qe bere ne Barcelone?

Ishte thjeshte nje pergatitje e mire, duhet te shkosh me gjithe shpejtesine gjithe rruges, gje e cila eshte identike me distancat e gjata te rallyt. Kater xhiro per kualifikim pa asnje prove apo praktike eshte shume emocionuese! Per mua eshte shume e rendesishme te fitoj pak siguri pas aksidentit te Dakarit. Veçanerisht sepse Dakari i radhes do te jete hera ime e 24te.

KY ARTIKULL PROMOVON:

SHPERNDA ARTIKULLIN:

TE REKOMANDUARA

PER TY