be_ixf;ym_202208 d_12; ct_100
MBYLL
Images from the FMX event at the 2018 Aus X Games
LAJME

Medalje e artë për Jarryd McNeil në X Games Sydney

Nov 30-0001

Monster Energy përgëzon skuadrën e saj të motorcross-it për performancën e mirë me pilotët të cilët morën vende në podium duke përfshirë edhe Jarryd McNeil i cili mori medaljen e 4 të artë në karrierë në Moto X Best Whip. Shoku i skuadrës Axell Hodges mori medalje bronzi në Moto X Best Whip dhe Josh Sheehan mori medalje bronzi në Moto X Best Trick.

Dita në X Games e pare Australian filloi në orën 1:30PM me orën locale,  teksa publiku i entuziazmua në Spotless Stadium brenda Sydney Olympic Park përshëndeti emrat më të mëdhenj të sportit. Si pasojë e shiut të një nate më pare, pilotëve iu desh të përballeshin me një pistë me baltë dhe ulje të vështira, plus një kohë të limituar praktike.

Eventi i Moto X Best Whip pa 12 nga pilotët më të mirë të botës për freestyle motocross – duke përfshirë 6 Australianë.

Sheehan i Monster Energy, i cili mori medaljen e argjendtë një natë më pare në Moto X Freestyle, u duke se mori një vend në podium por u rendit vetëm në vendin e 4 me 90.00 pikë. Jo i panjohuri, Hodges nga Encinitas, Kaliforni bëri 6 të fundit si i vetmi pilot Amerikan. I njohur si një konkurent i forte në Best Whip, 22 vjeçari impresionoi turmën me një Turndown Whip dhe një Turn-Up Style Whip të rrallë për varitet, duke marrë 91.00 pikë dhe duke siguruar medaljen e bronztë.

Historia më e madhe e Best Whip ishte mbrojtësi i medaljes së artë McNail i cili fitoi një medalje të 4 të artë historike. Direkt nga porta, 27 vjeçari nga Yarrawonga, Australi, realizoi një seat bounce –style whip, praktikisht u rrotullua në mës të rrugës në ajër. I frymëzuar edhe nga energjia e publikut Australian, McNeil rriti nivelin me një one-footed seat bounce Whip për librat e X Games, duke goditur një këmbë teksa fluturonte dhe rrotullohej gjatë kërcimit dhe mori 96.00 pikë në total dhe fitoi.

“Kam pritur të vij në shtëpi dhe të marr një medalje në tokën time,” tha McNeil pasi fitoi garën. Faleminderit të gjithëve që erdhët sot dhe mbështesni sported e tilla!”

Teksa i aksionit të motorcross-it i vinte fundi, 6 finalistë u pozicionuan për të vendosur pikët më të larta në Moto X Best Trick. Piloti i Monster Energy dhe 5 here medalist i X Games Taka Higashino vendosi nivelin më të lartë me një double backflip në përpjekjen e pare. Por teksa mjedisi ishte me goxha risk, i pari atlet Japonez i motorcross-it që merr medalje në X Games (2010) vendosi t’i jape përparësi sigurisë dhe humbi nisjen e dytë.

Shoku i skuadrës së Higashino, Sheehan, i cili kreu çdo Moto X Event në X Games Sydney dhe mori medaljen e argjendtë në Moto X Freestyle një natë më parë, ishte gati ti vinte gjërat në vend. Ndonëse pista ishte me shumë baltë, 32 vjeçari ikonë e motorcross zbriti në mënyrë perfekte teksa egzekutoi një “no-handed double backflip” – duke i hequr të dyja duart nga timoni teksa rrotullohej në ajër – për 90.66 pikë dhe një medalje bronzi, teksa Australiani tjetër Rob Adelberg rrëmbeu fitoren.

 

Nga një perspektivë e medaljeve, inagurimi i X Games Sydney ndihmoi pilotët e Monster Energy të marrin më shumë medalje: Moto X Best Whip i sotëm me medaljen e artë të McNeil vendos rekordin në 12 medalje (7 ari, 3 ardhendi, 2 bronzi). Ai fitoi 8 nga këto medalje në Best Whip, 4 nga këto ari. Shoku i skuadrës Sheehan tani mban 8 medalje (1 ari, 4 argjendi dhe 3 bronzi). Pasi mori të dytën medalje bronzi rradhazi në Moto X Best Whip, Hodges tani ka 1 medalje ari, 2 argjendi dhe 2 bronzi në atë çka është vetëm viti i 3 në X Games.

SHPERNDA ARTIKULLIN:

TE REKOMANDUARA

PER TY