be_ixf;ym_202209 d_27; ct_150
MBYLL
Golden Hour Snowboard Project Assets
LAJME

GOLDEN HOUR - SVEN THORGREN

Nov 30-0001

U takuam me legjendën Sven Thorgren për një bisedë të shpejtë për videon e ardhshme të #GoldenHour që publikohet në Dhjetor me shokët e tij  Ståle Sandbech, Sage Kotsenburg & Halldor Helgason duke marrë avantazh nga ditët më të gjata të Norvegjisë për një sesion epik!

Q&A

Si erdhi projekti në jetë dhe pse Norvegjia?

Unë erdha pas dëmtimeve dhe doja të bashkohesha përsëri. U takova me Monster për të marrë buxhet për ndërtimi e një kërcimi dhe pieta Halldor, Sage dhe Ståle nëse donin të bashkoheshin. Zakonisht këta kanë skedula të çmendura dhe nuk prisja që ata të vinin por ata erdhën.

Si ishin konditat gjatë xhirimeve?...me Norvegjinë me ditët më të gjata, ka qënë ky një avantazh?

Me shumë mundësi më të mirat e mundshme për gjithë udhëtimin. Shumë rrallë t’a kesh atë mot në Norvegji. Ditët e gjata ishin fantastike, ne mund të vazhdonim gati deri në orën 11PM.

Duke ditur që ju kishit një skuadër solide (ti, Stale, Halldor, & Sven) … Si ishte fryma e përgjithshme?

Më e mira! Me shumë mundësi skuadra më e mirë me të cilën kam udhëtuar ndonjë here.

Kërcimi ishte masiv… kush ishte guinea pig që të hidhej i pari?

Unë bëra guinea pig klasik, në një formë gjithmonë unë përfundoj duke e bërë këtë. Shkova shumë lart në proven e pare nëse e mbaj mend mirë.

Si i kapët disa nga këto kënde kaq të bukura?

GIMBALGOD aka Spencer Whiting bëri një punë fantastike me kamerat. Dhe patjetër legjenda Kuske aka Kristofer Fahlgren e mbyti me disa kënde statike.

Ka patur momente që ja vlen të veçohen?

Dita e fundit, Halldor u çmend duke bërë disa stile që nuk ia kam pare askujt t’i bëjë. Ai më çmendi në sesionin e perëndimit.

Get pumped and check out the trailer below!

 

 

KY ARTIKULL PROMOVON:

SHPERNDA ARTIKULLIN:

TE REKOMANDUARA

PER TY