be_ixf;ym_202111 d_29; ct_100
MBYLL
Day 1 images from the 2018 Nitro Olympx
LAJME

Drita jeshile per Jndia Erbacher dhe per Monster-in e saj 10,000bhp

Nov 30-0001

 

E furnizuar dhe gati, 23-vjeçarja Jndia Erbacher eshte ulur pas timonit te makines se saj 10,000bhp Top Fuel Drag. Nderkohe qe dritat e pemes Krishtlindjeve ndizen jeshile, ajo shtyp gazin dhe djeg gomat masive 47cm. Zjarr dhe zhurme ne ajer.    

Ne kohen qe tu desh per te lexuar kete fjali ajo do te kete arritur mbi 300mph (480km/h), duke bere çerekun e nje miljeje asfalt (0.4km), kalon vijen e finishit dhe do te duhen dy parashuta per te detyruar makinen te ndaloje.

Kurioz pas gjithe kesaj? Dragsteri i saj i ushqyer me nitrometan ka nevoje per 42 litra karburant per sekond. Pas çdo xhiroje, motori i makines se saj do te zberthehet ne elementet perberes. Pistona, superkarikuesat, boshti, gjithçks nxirret jashte dhe nese shihet e nevojshme edhe mund te zevendesohet. Gara Top Fuel eshte nje motorsport me performance shume ekstreme, per per Jndian eshte menyre jetese. 

Me origjinr nga Basel, Zvicer ajo vendoset ne radhe per te garuar kunder te atit Urs Erbacher, kampion europian per gjashte here. Punishtja e familjes ne Zvicer eshte strehe per te dy makinat e gares, te saj dhe te te atit, duke bere keshtu dyshen e pare konkurrente babai vs. e bijes.

Fundjaven e kaluar, Jndia beri debutimin e saj si atlete e Monster Energy ne Nitro Olympx 2018 ne Hockenheim. E veshur me te zeza dhe jeshile, ajo i dha nje kuptim te ri bishes se liruar nga zinxhiret, me kohe personale me te mire prej 4.03 sekondash per çerek milje dhe me shpejtesi finale 479km/h.

 

Nuk duhet te frikesohesh nga makinat. Duhet te jesh gati te shtypesh gazin e nje makine 10,000bhp.

Mire se vini ne Monster Energy!

“Faleminderit! Jam shume e emocionuar qe do te punojme se bashku. Eshte fantastike t’iu kesh juve ne Drag Racing, veçanerisht me skuadren tone!”

Pra per te qene te qene te sinqerte, si eshte te drejtosh nje makine drag car 10,000bhp?

“Nuk ka te krahasuar me asgje ne bote. Arrin shpejtesine nga 0-100km/h ne 0.5 sekonda. Je gjithmone nervoz perpara gares, sepse je ulur ne nje bombe me sahat. Kur nget me nitrometan nuk i dihet asnjehere se çfare mund te ndodh. E di se çfare te presesh nga makina, por ne te njejten kohe fuqia eshte gjithmone surprizuese kur shtyp gazin. Por ne momentin qe kalon vizen, ti e di ne moment se pse e dashuron drag racing! Nuk di si ta pershkruaj, ndoshta si bungee jump, eshte adrenaline me vete. Pas xhiros kur del nga makina, emocionet jane aq shume te larta, eshte çmenduri. Eshte sikur te gjitha Krishtlindjet, ditelindjet, pashket dhe pushimet e tjera ne nje moment!”

Çfare do te thote te jesh femra me e shpejte ne Zvicer (dhe nje prej me te shpejtave ne bote)?

“Ishte e çuditshme ne fillim. Kam qene e mesuar qe im ate ka qene gjithmone ne qender te vemendjes si kampion europian per gjashte here. Kur vendosa te garoja kisha shume presion sepse doja te isha po aq e mire sa ai. Nuk besoj se eshte nje titull me te cilin do te mesohem dhe ndonjeher nuk me besohet, por eshte vertete kendshem! Dua vetem te garoj dhe te jem sa me e shpejte te jete e mundur! Babi im eshte nje prej njerezve me te shpejte ne planet dhe tashme vajza e tij eshte thuajse me e shpejte! Duhet te tregosh çfare je e afte te besh perndryshe asnje nuk te merr seriozisht!”

Çfare keshille do ti jepje dikujt qe do te ndjeki hapat e tu?

“Gjeja kryesore eshte te besosh ne vete. Ndonjehere gjerat nuk shkojne ne menyren qe ti do. Mund te jete e veshtire ndonjehere, ndaj te duhet te rrish i perqendruar dhe te besosh ne ate qe do. Mos degjo çfare thone te tjeret per ty, qendro i vertete me veten. Beso ne ate qe je dhe mundohu te jetosh endrren tende! Une zgjohem çdo mengjes dhe pyes veten nese jam e kenaqur me punen qe bej dhe nese pergjigja eshte po, gje e cila eshte, atehere vazhdoj ne te njejten menyre. Sigurisht nese them jo, atehere duhet te ndryshoj diçka!”

Ke dashur gjithmone te garosh ne Top Fuel?

“Faktikisht jo gjithmone, jo. Im ate po fliste qe do te hiqte dore prej saj sepse po i kalonte mosha. Aty kuptova sa shume do te me mungonte te shkoja perseri ne pisten e gares dhe te punoja me skuadren. Ne kete moment vendosa te provoja garen. Babi sigurisht qe tha jo, tha se ishte shume e rrezikshme! Sigurova sponsorizimin pa ted he thashe, ok ketu jane leket, po shkoj ne Las Vegas per te marr licencen per drag car, do te vish me mua apo jo? Keshtu qe ai pranoi edhe pse pa deshire, duke thene se do te isha me e sigurte me te atje. Jam me fat qe e kam si mesues. Kjo ndodhi kur isha 18 vjeç. Pjesa tjeter eshte histori! Drag racing eshte si familje per mua, dhe nuk dua te bej gje tjeter!”

Je gjithmone nervoz perpara gares, sepse je ulur ne nje bombe me sahat. Kur nget me nitrometan nuk i dihet asnjehere se çfare mund te ndodh.

Cili eshte qellimi yt kryesor si pilote e Top Fuel?

“Endrra ime eshte te shkoj ne SHBA dhe te konkurroj ne kampionatin boteror. Mendoj se do te ndryshonte gjithe historine e dran racing nese nje vajze europiane do te shkonte ne Shtetet e Bashkuara dhe te fitonte kampionatin boteror. Kjo do te ishte endrra, te provoja per nje ose dy vjet te luftoja per titullin e botes.”

A eshte nje sfide me shume te konkurrosh kunder babait tend?

“Eshte shume e veshtire ne fakt, sepse duam te mundim njeri tjetrin sigurisht. Por ne te njejten kohe eshte e veçante sepse normalisht nuk te intereson çfare ndodh ne korsine tjeter. Por me babin uroj qe ai te kete xhiro te shpejte dhe te sigurte, por nuk dua qe te fitoje. Eshte paksa e çuditshme sepse normalisht babi qendron me mua kur jam ne makine dhe vendos helmeten. Me jep nje perqafim me para, por jo kur jemi duke garuar bashke sepse ai eshte vete ne makinen e tij. Gjeja kryesore eshte qe ne te dy kenaqemi ne piste, bejme kohe te shpejta, jemi te sigurte dhe bejme nje pune te mire per te gjithe skuadren!”

Nese me duhet te zgjedh midis nje motoçiklete dhe makines drag ne piste do te zgjidhja drag car, por per ne rruge do te zgjidhja motoçikleten gjithmone.

Cilat jane sfidat unike me te cilat perballesh kur je pilot i Top Fuel?

“Nje nga gjerat kryesore eshte te zoterosh kohen e reagimit dhe te kontrollosh emocionet. Nuk duhet te frikesohesh nga makinat. Duhet te jesh gati te shtypesh gazin e nje makine 10,000bhp. Te rrish i qete dhe i fokusuar ne pjesen e fillimit eshte e rendesishme. Pergjate gares te duhet te perdoresh gjithe instiktet q eta mbash makinen ne vije te drejte. Nese mendon se po rreshket ne nje ane, ne kohen qe mendon te reagosh do te jete shume vone. Duhet ta ndjesh se çfare po ben makina nepermjet sediles dhe fundshpines! Haha! Nga pikepamja teknike te duhet te kuptosh se çfare po ben motori dhe te arrish te dallosh çfare eshte normale dhe çfare jo. Nese ndodh ndonje shperthim sigurisht qe do e ndjesh, por nese del nje cilinder ose diçka me e vogel te duhet te heqesh kemben nga gazi dhe te tregohesh i vemendshem se çfare ka ndodhur me motorin. Eshte e rendesishme te kujtohesh sa shume ka punuar skuadra per ty gjithashtu. Ti ben qejf per kater sekonda ne makine dhe ata punojne pa pushim per ore te tera qe te pergatisin gjithçka siç duhet. Ndaj e shoh si sfide te mire per te me mbajtur te motivuar dhe tu jap atyre te kuptojne se sa e vleresoj punen e tyre!”

Si pergatitesh per kompeticionin?

“Ne kemi nje kompjuter te vogel me simulator per tu stervitur per kohen e reagimit, por sigurisht nuk eshte asnjehere e njejta. Nuk je nervoze dhe je e ulur qetesisht perpara nje ekrani. Kur jam ne shtepi shkoj ne palester sa me shpesh te mundem dhe nxjerr qente per shetitje. Mundohem gjithashtu te ha shendetshem, por kjo eshte shume e veshtire!”

Ti nget edhe nje motoçiklete?

“Po! Kam nje Indian Scout dhe e adhuroj. Nese me duhet te zgjedh midis nje motoçiklete dhe makines drag ne piste do te zgjidhja drag car, por per ne rruge do te zgjidhja motoçikleten gjithmone. Ndjenja e lirise dhe era ne fytyren tende kur je ne motoçiklete eshte e mrekullueshme, te duket sikur mund te shpetosh nga gjithçka!”

Thuaju fansave diçka qe nuk e dine per ty.

“Kjo eshte nje pyetje e veshtire! Makina ime drag quhet Jasmine, ajo eshte nje Monster i vertete!”

Ku do te shohin fansat te garosh pas Nitro Olympx ne Hockenheim?

“Ne do te shkojme ne Santa Pod ne Britanine e Madhe ne 8-10 shtator, pas kesaj te shohim…”

KY ARTIKULL PROMOVON:

SHPERNDA ARTIKULLIN:

TE REKOMANDUARA

PER TY