be_ixf;ym_202209 d_26; ct_100
MBYLL
Shots from Masters of Dirt 2018 in Vienna
LAJME

MASTERS OF DIRT VIENNA elektrizon turmen prej 30,000 vetesh!

Mar 222018

Nje nga eventet me te cmendura te Europes u zhvillua ne qytetin e Vienes, nje tjeter jave me zjarr, hedhje, perplasje dhe shume dhè! 30,000 fansat mbushen stadiumin madheshtor ne qender te qytetit per te bere tifo per te miret e botes qe perfaqesonin FMX, BMX, MTB, Snowmobiles dhe me shume…

Te arrije te ky event ishte si te hyje ne arenen e Gladiatoreve,  me nje qetesi te frikshme qe zbriste mbi radhet e dendura te fansave ne pritje. Sapo hyn brenda, hapesira e brendshme ndizet nga dritat ne formen e nje rrethi elektrik, me atletet qe benin hedhje te larta e manovra te cmendura nderkohe qe Fuel Girls hedhin fishekzjarrje, e gjitha nje shfaqje spektakolare. 

Festa nuk mbaroi kurre gjate Masters of Dirt, me djemte me te rende ne loje qe realizuan nje shfaqje si asnjehere me pare. Emra te tille si Brian Fox, Adolf Silva, Alex Nikulin dhe vete legjenda Edgar Torronteras ose Alastair Sayer nga Botswana nuk mbaheshin me, duke realizuar manovra madheshtore gjate 4 shfaqjeve. Masters of Dirt eshte absolutisht unik ne ate qe ben: FMX Frontflip Combos, 1440s ne MTB, Buggy Backflips dhe double backflips ne FMX jane vetem disa prej tyre.

Brian Fox eshte shume I apasionuar pas Vienes dhe te perfshihet ne cmendurine e ketij sporti duke realizuar Double Flip 1080 ne lojen e tij me te mire: “M.O.D eshte shfaqja me madheshtore. I perulem. Familja me e mrekullueshme nga te gjitha sported e aksionit, zhvilloi shfaqjen me te papare per disa nga fansat me te perkushtuar ne bote!”

Adolf Silva emocionues si gjithmone, po bente Double Backflips gjithe kohes dhe madje u perpoq per nje triple backflip, por nuk ja doli tamam: “Cfare momentesh! E adhuroj faktin e te berit show per turmen dhe turma e M.O.D eshte me e mira!”  

SHPERNDA ARTIKULLIN:

TE REKOMANDUARA

PER TY