be_ixf;ym_202111 d_29; ct_100
MBYLL
Paulo Goncalves at the 2018 Desafio Ruta 40
LAJME

Ska lot per Gonçalves me triumfin ne Argjentine

Nov 30-0001

Monster Energy Honda vazhdoi rrugetimin e saj ne token e Amerikes Jugore nderkohe qe Paulo Gonçalves ju bashkua Kevin Benavides si fitues i nje raundi ne serite FIM Cross Country Rallies 2018 duke arritur prestigjozen po aq sa edhe te veshtiren Desafio Ruta 40 ne Argjentine: viti i dyte radhazi qe motoçikletat e kuqe kane triumfuar ne kete piste dredharake. 

Veterani portugez sfidoi shpejtesine e shokeve te skuadres si Benavides (i cili fatkeqesisht pesoi perplasje dhe nje tronditje qe i vazhdoi gjate fazes se pare) dhe Ricky Brabec si dhe rivale te tjere te Dakarit, si dhe fabriken KTM dhe skuadrat Husqvarna, per te siguruar triumfin e tij te pare ne gjysmen e dyte te 2018-es dhe te ngushellonte disi veten ne kete menyre, nga zhgenjimi i demtimit ne Dakar.

“Erdha me idene per te permiresuar akoma me shume ritmin tim, pas nje kohe te gjate pa garuar dhe ne ne fund ja dolem te fitonim rallyn,” tha #4. “Jam i kenaqur me veten dhe gjithashtu edhe per shoket e mi te skuadres, atyre qe u demtuan ju uroj sherim te shpejte. Kjo fitore shkon edhe per ata. Ne do te perpiqemi te permiresohemi edhe pak me shume ne menyre qe te jemi gati per Dakarin. Gara ne pergjithesi ishte e veshtire, por dita e dyte ishte me shume. Nga pikepamja e anes fizike ka qene nje test i mire per mua. Rivalet jane shume te forte dhe kjo na detyroi te jepnim me te miren per fitore.”

 

Ruta 40 pershkroi nje topografi jo forte te kendshme te Argjentines. Faza e katert ishte çelsi qe i lejoi Gonçalves te ngjitej ne podiumin final, gjithsesi ishte pozicioni i tij i qendrueshem ne vend te 4-et ne diten e dyte 320km qe ishte shume i rendesishem. Ky udhetim i çoi pilotet ne shkretetiren e Fiambalas, por terreni i veshtire i limitoi shpejtesite e tyre. “Ishte nje prej fazave me te veshtira qe kam pasur ndonjehere,” thote Gonçalves. “320 kilometra praktikisht gjithçka off-piste, me lumenj te thare dhe rruge te çara.”

 

Nderkohe qe ekipi arriti te shihte Gonçalves ne fitore e siper, atyre ju desh te perballeshin me demtimet e Bnavides (i cili po kryeson ne renditjet e FIM me nje raund ne Marok) dhe pilotin stand-in Mathias Bellino. Fatmiresisht Brabec ja doli ne harkun e finishit ne pozicion te peste.  

Skuadra e fabrikes se Monster Energy HRC do te rrije ne continent dhe do te vazhdoje stervitjen per eventin e radhes, Desafio Ina Rally ne Peru ne dy javet ne vazhdim. 

SHPERNDA ARTIKULLIN:

TE REKOMANDUARA

PER TY