
Flasim për t’a ruajtur më të mirën për në fund. Në eventin final të të parit X Games Sydney, Nyjah Huston i Monster Energy mori medaljen e artë në Men’s Skateboard Street Event. Përballur me elitën botërore të street skateboard-ing në debutimin e X Games në tokën Australiane, 23 vjeçari nga Laguna Beach, Kaliforni, mori në shtëpi medaljen e 9 të artë në Skateboard Street.
Sesioni final i sotëm pa 12 nga street skater-at më të mirë në botë – duke përfshirë nga Australia, Brazili, Kandaja, Japonia dhe SHBA – duke luftuar për sa më shumë pike me 3 prova për skater. Pista e betonit në Spotless Stadium brenda Sydney Olympic Park përfshin një varitet parvazesh, bankash gjithashtu edhe një asortiment gardhesh me gjatësi dhe madhësi të ndryshme. Me fjalë të tjera, egzaktësisht ajo ku Huston ka qef të drejtoje skateboard e tij.
Fituesi në Street i cili mbron medaljen e artë nga Korriku në X Games Minneapolis erdhi në finale shumë i fokusuar, duke bërë një performance perfekte që në tentativën e pare: backside Smith grind në një platform parvazi dhe më pas në bankë, dhe disa lëvizje të tjera të komplikuara. Gjithë performance fantastike e Huston, u vlerësua me 94.33 pikë dhe ai mori kryesimin që shumë herët.