be_ixf;ym_202112 d_06; ct_100
MBYLL
WCS tour with ME riders in Moscow
LAJME

RRUGET E MOSKES

Nov 30-0001

Ndriçuar nga dritat e bukura të Moskës në mbrëmje, një skuadër me skateboarders internacionalë eksploruan arkitekturën që mund të bësh skate në kryeqytetin Rus. Që nga agimi e deri në mbrëmje, vështirësitë e shkaktuara nga moti i keq vetëm ndihmuan që të kapen disa klipe fantastike; dritat e rrugës që e bënin akoma edhe më të bukur tërheqjen e peisazhit të qytetit.

Pionieri Kilian i skateboarding Stavros Razis ishte në qytet për të marrë pjesë në World Cup, me shokut e skuadrës së Monster Energy: yllin Argjentinas Dario Mattarollo, heroin Afrikano Jugor Khule Ngubane dhe ogurin vendas Rus Egor Kaldikov. Fundjava përfundoi me një medalje bronzi për Dario, por pjesa më e bukur filloi kur u futën në qytet.

Prodhuesi i filmave Marco Savino dhe skuadra harxhuan javën tjetër duke eksploruar rrugët e Moskës dhe duke kërkuar për territore jo të njohura dhe vendet më të bukura për skateboarding: “Si një bërës filmash, Moska është një skenë perfekte për të punuar. Çdo rrugë dhe ndërtesë ka sharmin e vet, ngjyrat, dhe format. I gjithë qyteti është plot me vende perfekte miksuar në arkitekturën e bukur dhe monumentet e mëdha.”

Futuni në vizionin e organizatorit dhe shihni Streets of Moscow në syte e street skater-ave kreativ:

Prapaskenat e Streets of Moscow: Intervistë me skuadrën

Na thoni qytetet më të mira për street skateboarding.

Stavros: Barcelona, Kopenhagen dhe Moska. Vazhdoj të ëndërroj që të bëj skate diku në Australi ose Tokyo. Kam pare disa skaters të mirë nga Japonia dhe qytetet atje duken goxha interesante – shumë drita, ndërtesa të pazakonta dhe shumë kultura të ndryshme, jo si kudo tjetër. Por pas gjithë rikonstruksionit për FIFA World Cup shumë vende të reja kanë dale në Moskë. Gjëja më e mirë për këtë qytet tani është që mund të bësh skate ku të duash – rrugët dhe parvazet janë të gjëra dhe sipërfaqja është e lëmuar, vendi më perfekt që kam parë. Është me të vërtet e bukur se si ata kanë vendosur të gjithë këtu gurë kaq afër me njëri tjetrin. Dario: Qytetet e mia të preferuara janë Buenos Aires, Barcelona, Los Angeles, San Diego, Berlin. Gjithashtu, më pëlqen të bëj skate në Marsejë së fundmi – kam qënë aty për disa ditë pas kompedicionit. Tani ëndërroj Tokyo-n – ky qytet duket i çuditshëm, por më tërheq.

Elementi i preferuar në street skateboarding

Stavros: Kur isha më i ri, gjithmonë doja të bëja elementet më të mëdha më të çmendura. Më pëlqente të bëj linja të ndryshme...i përqas ato me kreativitetin, gjithmonë shikoj nga një kënd tjetër dhe kënaqem të bëj video të mira. Njih aftësitë e tua, kupto se çfarë të pëlqen dhe shijoje! Khule: Unë nuk kam diçka specifike që më pëlqen – siç mund t’a shihni në video unë bëj stile në parmak, shkallë, monumente. E shoh skateboardin si art. Gjithashtu bëj skate në rampë dhe më pëlqen – ka të bëjë me të shijuarit të momentit .

Këshilla për skaterat e rinj?

Stavros: Përsa i përket aftësive – së pari, duhet të praktikohesh shumë! Por që të bëhesh profesionist dhe të jetosh me të, duhet të jesh një njeri i mirë që të mbash mardhënie të mira me sponsorët. Edhe nëse dikush të jep një skateboard në muaj, duhet t’a vlerësosh – vetëm kështu mund të rritesh në diçka më të madhe. Familja ime lëvizi në Buenos Aires kur isha 1 vjeç. Ishim me fat të jetonim në qëndër të qytetit pranë dyqanit të skateboard-ëve, që ishin shumë të rrallë në vitin 1986. Dhe gjithçka filloi kur vëllai im po bënte skate pranë dhe filloi të merrte bonde të ndryshme nga dyqani në formë sponsorizimi. Gjithashtu, edhe nëse është një stil i vështirë duhet t’a përsërisësh qindra here përpara se t’a perfeksionosh ose të gjesh sponsor të mirë dhe fame – ki durim. E bëj këtë prej 31 vitesh dhe shpresoj të qëndroj në skateboarding edhe kur të ndaloj të bëj skate vetë. Kënaqem kur shikoj dike tjetër të bëjë skate dhe do të jem i lumtur të ndihmoj talente të reja të ndjekin ëndrrat e tyre! Khule: Bëje, sepse e do. Unë se sa here e do diçka në jetë, ti nuk e vret mëndjen se sa e vështirë do të jetë. Nuk mendoj se dikush do të bëjë skate dhe nuk do t’a dojë atë, sepse je i dashuruar me të gjatë gjithë kohës! Gjithashtu, nuk është si sportet e tjerë, ku është një trajner që të shtyn – është gjithçka për ty, nga vetja jote. Thjeshtë duaje dhe gjithçka do të vijë. Kurrë nuk e kam menduar se do të vij në Moskë, të bëj intervista dhe të gjitha nga skateboarding. Kjo atitudë më ndihmoi të marr atë në konditat më të vështira Afrikane dhe të arrij këtu ku jam tani. Dario: Që të kesh sukses si skateboarder profesionist, ti duhet t’a duash atë më shumë se çdo gjë tjetër dhe gjithmonë të jesh i ndershëm. Unë jam tani nënkryetar i federates Argjentinase të skateboarding dhe përpiqem të ndihmoj të rinjtë e vendit tim të kenë mundësinë të bëjnë skate rreth botës ashtu si edhe unë.

KY ARTIKULL PROMOVON:

SHPERNDA ARTIKULLIN:

TE REKOMANDUARA

PER TY