
“Jo keq për dy djem të vjetër?!” bërtiti Petter Solberg duke qëndruar pranë rivalit Sébastien Loeb në fund të RallyRACC Catalunya - Rally de España; raundi i 12 i 2018 WRC. Zakonisht kompeditorë të forte – të dy Solberg dhe Loeb u dukën të kënaqur me performancat respective në stage-t Spanjolle.
Ndërsa Loeb ka marrë një fitore fantastike në Spanjë, kthimi i Petter në aksionin e rally-t – e para në 6 vite – dëshmoi ekspertizën e Norvegjezit teksa u ngjit në podium në kategorinë WRC2. Ndryshimi në makineritë e rally-t për fundjavën e pa Solberg të ndërrojë Volkswagen Polo R World RX Supercar me 600 kuaj fuqi, për një Volkswagen Polo GTI R5-class 1.6 litërsh.