be_ixf;ym_202303 d_27; ct_100
MBYLL
Images from Ken Block's Gymkhana TEN
LAJME

SHIHNI: Ken Block’s Gymkhana TEN Ultimate Tire Slaying Tour

Nov 30-0001

 

Pritja mbaroi. Instalimi më i fundit i odisesë globale të xhirimit të gomave të Ken Block është këtu. Duke festuar një decade çmendurie automotive, Gymkhana TEN i çon shikuesit në një udhëtim fantastik në 5 lokacione të ndryshme në 5 makina tepër special dhe unike.

Në fundin e vitit 2008, Head Hoonigan in Charge, Ken Block, shtypi freksionin në një fushë aviacioni të braktisur për të zbuluar atë çka do të ishte një seri rekordesh videosh online – të tilla që nuk janë pare më pare. Në fjalët e tij “Gymkhana” është një “sport automotive që zhvillohet në një fushë të hapur ose parking dhe kërkon pilotë të manovrojnë makinën rrotull një tufë konash, kthesash 180 grad dhe 360 grad, figura 8 ose të tjera, duke përdodur përshpejtimin, frenimin, dhe drifting.”

Duke kombinuar çmenduritë e tymit të gomave, me aftësitë që ai mësoi gjatë garave rally, gjithçka në episode e tani fituese të çmimeve të serive Gymkhana kërkon pilotim preçiz, produksion, dhe aspak frikë për të arritur limite të reja.

Udhëtimi i Gymkhana TEN fillon në Luleå, Suedi, ku Block piloton aktualen 2018 Ford Fiesta WRC në bore dhe akull – e para për Block në seritë e Gymkhana. Pas kësaj, shkon në Detroit, Michigan, me Block dhe Ford Mustang RTR Hoonicorn V2 e tij, me të cilën ai shkatërron gomat.

 

Nga ato shikuesit shkojnë në Guanajuato, Meksikë, ku Block mund të shihet teksa xhiron gomat në rrugët shumngjyrëshe dhe tunelet e malit qytet piktorest me Ford Focus RS RX rallycross car e tij. Pas kësaj gjërat vazhdojnë me gazin në fund dhe shkojnë në Los Angeles, Kaliforni, me Block që drejton Ford Escort Cosworth Group A car e tij të dashur në një mixture gomash dhe metali të pastër, duke rrëshqitur rrezikshëm jashtë kontrollit teksa krijon xixa masive në tokë. Në fund, shikuesit shkojnë në historiken Route 66 në Shamrock, Teksas, për një debutim të të riut 1977 Ford F-150 Hoonitruck të Block teksa ai bën kërdinë në qytet.

 

“Nuk mund t’a besoj që kanë kaluar 10 vite me videot e Gymkhana,” tha Block. “Kjo është eçmendur. Kështu, për numrin 10, menduam ta bëjmë më të madhen dhe më të mirën. Ishte 2 vite në proçes –nga ideimi i pare tek lëshimi në The Gymkhana Files në Amazon Prime. Është bërë një punë shumë e madhe për të, dhe jam shumë i lumtur me rezultatin final.”

 

Block vazhdon; ”Ishte çmenduri të të bënim The Gymkhana Files dhe të përfshinim Gymkhana TEN për herë të pare atje – por, jam gjithshtu i lumtur që kemi mundur të publikojmë atë në YouTube për të gjithë ata që nuk përdorin Amazon Prime. Mendoj se shikuesit anembanë globit do të kënaqen shumë me të.”

“Gjithashtu, gjej momentin të falenderoj gjithë partnered e këtij projekti, ka qënë një super punë dhe nuk do mund t’ia dilnim pa Ford, Forza, Toyo Tires, Pennzoil, Monster Energy, Can-Am dhe patjetër skuadrën time në Hoonigan. Faleminderit, të gjithë.”

 

E parë më pare për 10 ditë si pjesë e videon të Ken në Amazon Prime për The Gymkhana Videos, Gymkhana TEN tani është falas për të gjithë audiencen në kanalin e YouTube të Hoonigan.

KY ARTIKULL PROMOVON:

SHPERNDA ARTIKULLIN:

TE REKOMANDUARA

PER TY