Të Shtunën, vendet në podium vazhduan teksa Kyle Baldock i Monster Energy vuri në jetë një rutinë teknike në BMX Dirt duke përfshirë edhe një Cash Roll ajror tepër të vështirë për një medalje të argjendtë; medalja e 10 e X Games (6 ari, 1 argjendi, 3 bronzi) për nativët e Gold Coast. Me të në podium iu bashkua edhe shoku i skuadrës së Monster Colton Walker nga Minneapolis, i cili mori një medalje bronzi në daljen e tij të 2.
Dita e dytë e X Games Sydney gjithashtu më në fund i solli fansave Australian aksionin e motorcross-it për të cilën ata shumë kishin pritur. I brohoritur nga turma plot energji, icona australiane e motorcross-it Josh Sheehan mori një medalje të argjendtë në fund të Moto X Freestyle – e shtata medalje në X Games – duke egzekutuar një rotine të vështirë me rrotullime dyshe pa duar.
Duke mbyllur ditën plot evente, 18 vjeçari fillestar pro Trey Wood u përball me elitën e Skateboard Big Air dhe siguroi medalje bronzi duke egzekutuar një Mute 720 në një distance prej 70-foot dhe disa lëvizje të tjera. Kjo shënon medaljen e dytë të bronztë të Trey në këtë event asaj në X Games Minneapolis në Korrik. Si një zhgënjim për fansat, një stuhi anuloi eventin e mbrëmjes Moto X Doubles.
Dita finale e X Games Sydney 2018 filloi në mesditë me një garë BMX Big air tepër kompeditive. Mbrojtësi i medaljes së artë dhe pjestari i skuadrës së Monster Energy James Foster, i cili fitoi BMX Big Air në X Games Minneapolis në vitet 2017 dhe 2018, realizoi një backflip masiv tresh në rreth 70-foot distance dhe mori 90.33 pikë dhe mori medalje të argjendtë.
Në Moto X Best Whip, Axell Hodges nga Kalifornia provoi stilin dhe shkathtësinë e tij kur vjen puna tek shformimet ajrore dhe mori medaljen e dytë të brnzit në Best Whip si Amerikani i vetëm në një finale tërësisht Australiane. Turma vendase u ngrit në këmbë teksa kampioni Jarryd McNeil nga Yarrawonga vendosi një record të ri: duke marrë medalje të artë me një one-footed seat bounce Whips masiv, 27 vjeçari u bë atleti Australian me më shumë fitore në historinë e X Games me 7 medalje ari.
Në një Moto X Best Trick finale të kontestuar, ikona australiane e motorcross-it Josh Sheehan luftoi me elitën e FMX dhe në një pistë me kushte jot ë favorshme për të marrë medaljen e tij të dytë në X Ganes Sydney: egzekutoi një rënie perfekte dhe disa lëvizje teknike të tjera 32 vjeçari i cili kokuroi në çdo Moto X event arriti të marrë 90.66 pikë dhe një medalje bronzi. Si pasojë e kushteve të paqëndrueshme nga shiu, eventi i Moto X QuarterPipe High Air u anullua.
Në një të përgjithshme, skuadra e motorcross-it të Monster Energy realizoi një performance shumë të mirë me gjithë faktin që 3 nga 6 evente u anulluan si pasojë e motit. Skuadra mori vende në podium në çdo Moto X event me një total prej 1 medaljeje ari, 1 argjendi, dhe 2 bronzi. Jarryd McNeil tani mban 12 medalje të X Games, ndërkohë Axell Hodges mori 5 medalje në atë çka është vetëm viti i tij i 3 në X Games.