

KUSHTET E PËRDORIMIT
Referencat në këtë Marrëveshje ndaj “ne”, “nesh” ose “jonë” nënkuptojnë Monster dhe shoqëritë e saj mëmë aktuale dhe të ardhshme, filialet, shoqëritë simotra të lidhura me të njëjtën shoqëri mëmë dhe shoqëritë e tjera të lidhura me Monster (affiliates), pavarësisht nëse zotërohen ose kontrollohen drejtpërdrejt apo tërthorazi, plotësisht ose pjesërisht nga Monster ose nga shoqëritë e saj mëmë (të gjitha sa më sipër, së bashku të quajtura “Shoqëritë e Lidhura me Monster”). Ne, sipas gjykimit tonë të vetëm dhe absolut, mund të ndryshojmë, shtojmë, modifikojmë ose heqim pjesë të kësaj Marrëveshjeje në çdo kohë dhe pa njoftim paraprak, në masën e lejuar nga ligji i zbatueshëm në juridiksionin tuaj. Çdo ndryshim i tillë nuk do të zbatohet për ato mosmarrëveshje midis jush dhe nesh që kanë lindur përpara datës në të cilën ne kemi publikuar versionin e rishikuar të Marrëveshjes që përfshin këto ndryshime ose ju kemi njoftuar në mënyrë tjetër për këto ndryshime. Është përgjegjësia juaj ekskluzive të kontrolloni këtë Marrëveshje për ndryshime përpara përdorimit të Faqes dhe, në çdo rast dhe në masën e lejuar nga ligji i zbatueshëm, përdorimi i vazhdueshëm i Faqes nga ana juaj pas publikimit të ndryshimeve në këtë Marrëveshje, si dhe në Politikën e Privatësisë dhe Politikën e Cookies të vendosura në pjesë të tjera të Faqes, kushtet e të cilave përfshihen me referencë në këtë dokument, nënkupton pranimin tuaj të këtyre ndryshimeve. Ju duhet të jeni të paktën 16 vjeç për të përdorur Faqen. Duke përdorur Faqen, ju konfirmoni se jeni në moshën ligjore për të lidhur këtë Marrëveshje ose, nëse nuk jeni, se keni marrë pëlqimin e prindit ose kujdestarit ligjor për të lidhur këtë Marrëveshje.
Faqja kontrollohet ose operohet (ose të dyja) nga ne nga Shtetet e Bashkuara dhe në masën e lejuar nga ligji i zbatueshëm, nuk synon të na nënshtrojë ndaj ndonjë juridiksioni ose ligji jashtë SHBA-së. Faqja mund të mos jetë e përshtatshme ose e disponueshme për përdorim në disa juridiksione. Çdo përdorim i Faqes bëhet në përgjegjësinë tuaj të plotë dhe ju duhet të respektoni të gjitha ligjet, rregullat dhe rregulloret e zbatueshme gjatë përdorimit të saj. Ne mund të kufizojmë disponueshmërinë e Faqes në çdo kohë, tërësisht ose pjesërisht, për çdo person, zonë gjeografike ose juridiksion sipas zgjedhjes sonë.
- Llogaria Juaj. Për të përdorur disa funksionalitete të Faqes, mund t’ju kërkohet të krijoni një llogari. Nëse zgjidhni të krijoni një llogari, ju pranoni të jepni dhe të mbani të përditësuara, të sakta, të plota dhe të vërteta të dhënat personale që ju kërkohen gjatë regjistrimit ose në çdo moment tjetër kur kërkohet informacioni. Llogaria juaj është personale dhe individuale dhe nuk mund të lidhet me më shumë se një llogari. Emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi janë vetëm për përdorimin tuaj personal. Nëse përdorni Faqen, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj, si dhe për kufizimin e aksesit në kompjuterin tuaj, dhe pranoni të mbani përgjegjësi për të gjitha veprimet që kryhen nëpërmjet llogarisë ose fjalëkalimit tuaj. Përveç të gjitha të drejtave të tjera që Monster mund të ketë, Monster rezervon të drejtën, sipas gjykimit të saj të vetëm, të mbyllë llogarinë tuaj dhe/ose të refuzojë ofrimin e shërbimeve ndaj jush. Politika jonë e Privatësisë rregullon të dhënat që ju jepni në lidhje me llogarinë tuaj si edhe informacione të tjera që lidhen me ju.
- Pronësia Intelektuale. Përmbajtja, organizimi, grafikat, dizajni, përmbledhjet dhe çështje të tjera që lidhen me Faqen mbrohen nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit, market tregtare dhe pronësinë intelektuale. “Monster”, logot tona, markat tregtare, markat e shërbimit, emrat tregtarë dhe shenja të tjera dalluese që identifikojnë Monster ose Faqen janë marka tregtare ose marka të regjistruara të Monster ose të shoqërive të lidhura me Monster (“Markat Tregtare”). Ne zotërojmë ekskluzivisht të gjitha të drejtat, titujt dhe dhe interesat në nivel botëror të gjitha Markat Tregtare, dokumentacionin, programet kompjuterike (softwer), përmbajtjet, grafikat, dizajnet, të dhënat, kodet kompjuterike, idetë, njohuritë teknike (know-how), “pamjen vizuale dhe funksionale” (“look and feel”), përmbledhjet, përkthimet magnetike, konvertimet dixhitale dhe materiale të tjera të përfshira në Faqe ose që lidhen me të, si edhe mbi çdo modifikim apo vepër të prejardhur prej tyre dhe të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale që lidhen me to (“Pronësia Intelektuale”). Publikimi i informacionit ose materialeve në Faqe nga ana jonë nuk nënkupton heqje dorë nga asnjë e drejtë mbi Pronësinë Intelektuale apo mbi këto informacione dhe materiale. Ju nuk keni të drejtë të kundërshtoni, cenoni ose dobësoni pronësinë e Monster mbi Faqen dhe përmbajtjen e saj si edhe as vlefshmërinë apo zbatueshmërinë e të drejtave tona mbi Pronësinë Intelektuale. Ne rezervojmë të drejtën, sipas gjykimit tonë të vetëm, të modifikojmë ose fshijmë çdo informacion ose përmbajtje tjetër të shfaqur në Faqe në çdo kohë dhe pa njoftim paraprak. Asgjë në këtë Marrëveshje nuk duhet të interpretohet, qoftë në mënyrë të nënkuptuar, përmes përjashtimit ligjor ose ndryshe, si dhënie ndaj Përdoruesit të ndonjë të drejte pronësie mbi Faqen, Pronësinë Intelektuale ose ndonjë të drejte tjetër të autorit, markë tregtare, patentë apo të drejtë tjetër pronësie intelektuale të Monster, shoqërive të lidhura me Monster (Monster Affiliates) ose ndonjë pale të tretë. Në përputhje me kushtet e kësaj Marrëveshjeje, Monster ju jep një licencë të kufizuar, jo-ekskluzive dhe të revokueshme për të aksesuar dhe përdorur personalisht Faqen dhe Pronësinë Intelektuale të përfshirë në të, vetëm për përdorim personal dhe jo-komercial, dhe vetëm në masën që ky përdorim nuk shkel këtë Marrëveshje. Asnjë material në Faqen tonë nuk mund të shkarkohet, shpërndahet, riprodhohet, ripublikohet, postohet, transmetohet ose kopjohet në asnjë formë ose mënyrë pa autorizim paraprak me shkrim të Monster, i cili mund të refuzohet sipas gjykimit tonë të vetëm dhe absolut.
- Mos-Dërgimi i Materialeve. Edhe pse ne vlerësojmë komunikimin me përdoruesit tanë, është politikë e Monster që të mos pranojë dërgime të pakërkuara të ideve ose materialeve të tjera krijuese. Kjo bëhet për të shmangur keqkuptimet në rast se produktet ose marketingu që Monster zhvillon në mënyrë të pavarur, mund të ngjajnë me idetë të dërguara tek ne. Për këtë arsye, ju kërkojmë të mos na dërgoni materiale krijuese origjinale si pershembull ide për produkte të reja ose të përmirësuara, fushata reklamuese, emra produktesh etj. Çdo komunikim apo material që ju na dërgoni në Faqe me email ose në mënyra të tjera do të trajtohet si jo-konfidencial dhe jo-pronësor. Çdo material ose informacion që ju dërgoni ose publikoni mund të përdoret nga Monster ose nga shoqëritë e lidhura me Monster (Monster Affiliates) për çdo qëllim, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, riprodhim, publikim, transmetim, shperndarje, transmetim publik dhe postim. Për më tepër, Monster dhe shoqëritë e lidhura me Monster (Monster Affiliates) janë të lira të përdorin çdo ide, koncept, njohuri teknike ose teknika që përmbahen në çdo komunikim që ju na dërgoni në Faqe (“Feedback”) për çdo qëllim, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, zhvillimin dhe marketingun e produkteve duke përdorur një informacion të tillë. Ju i transferoni dhe merrni përsipër t’i transferoni Monster, në emrin tuaj, të gjitha të drejtat, titujt dhe interesat mbi Feedback-un që na dërgoni dhe ky kali mi të drejtave do të hyjë në fuqi që në momentin e krijimit të këtyre të drejtave, titujve dhe interesave. Ju pranoni dhe angazhoheni të hiqni dorë nga çdo e drejtë morale që keni ose mund të fitoni mbi Feedback-un. Ju gjithashtu pranoni të plotësoni dhe të nënshkruani çdo dokument që Monster mund të kërkojë në mënyrë të arsyeshme për të zbatuar plotësisht këtë dispozitë.
- E Drejta e Autorit. Të gjitha veprat origjinale të riprodhuara ose të publikuara në Faqe mbrohen nga e drejta e autorit. Pronari i të drejtës së autorit për secilën vepër rezervon të gjitha të drejtat mbi të. Ju pranoni dhe bini dakord se përbën shkelje të së drejtës së autorit çdo veprim i një personi që, pa pëlqimin e pronarit të së drejtës së autorit, kryen ndonjë veprim që vetëm pronari i së drejtës së autorit ka të drejtë ta kryejë sipas ligjeve të zbatueshme për të drejtën e autorit. Pa u kufizuar në sa më sipër, nëse besoni se vepra juaj është kopjuar dhe publikuar në Faqe në një mënyrë që përbën shkelje të së drejtës së autorit, ju lutemi na jepni informacionin e mëposhtëm: një përshkrim të veprës së mbrojtur nga e drejta e autorit që pretendoni se është shkelur dhe vendndodhjen në Faqe të materialit që pretendoni se cenon të drejtat tuaja; adresën tuaj, numrin e telefonit dhe adresën email; një deklaratë me shkrim nga ana juaj përmes së cilës konfirmoni se keni bindje me mirëbesim që përdorimi i kontestuar nuk është i autorizuar nga pronari i së drejtës së autorit, perfaqesuesi i tij ose ligji; një deklaratë të nënshkruar nga ju, nën përgjegjësi ligjore për deklarim të rremë, se informacioni në njoftimin tuaj është i saktë dhe se ju jeni pronari i së drejtës së autorit ose i autorizuar për të vepruar në emër të tij. Agjenti i të Drejtës së Autorit i Monster për njoftimet mbi pretendimet e shkeljes së të drejtës së autorit mund të kontaktohet në adresën: Monster Energy Company DMCA Agent, Attn: Knobbe Martens, 2040 Main Street 14th Floor, Irvine, CA 92614 USA.
- Saktësia e Informacionit. Megjithëse përpiqemi në mënyrë të arsyeshme që të përfshijmë informacion të saktë dhe të përditësuar në Faqe, ne nuk japim asnjë garanci dhe përjashtojmë çdo garanci ose deklaratë lidhur me saktësinë, korrektësinë, besueshmërinë ose çdo aspekt tjetër të këtij informacioni dhe nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për mangësitë ose gabimet (duke përfshirë, pa kufizim, gabimet tipografike dhe gabimet teknike) në informacionin e përmbajtur në Faqe.
- Të Drejtat Tona mbi Përmbajtjen Tuaj (Content). Çdo Përmbajtje (siç përkufizohet në fjalinë vijuese) që ju dorëzoni, ngarkoni, publikoni, shfaqni ose postoni në Faqe (përfshirë edhe përmbajtjen e marrë nga rrjetet sociale) do të trajtohet nga Monster si jo-konfidenciale dhe pa të drejta pronësie ekskluzive. Ju mbani përgjegjësi të plotë dhe ekskluzive për çdo përmbajtje, komunikim, diskutim, bisedë, postim, transmetim, lajm, mesazh, foto, video, koment, blog, profil ose çdo informacion apo material tjetër (së bashku “Përmbajtja”) që postoni në Faqe dhe në llogaritë tuaja në rrjetet sociale, të cilat Faqja mund t’i mbledhë dhe dhe t’i shfaqë, dh që mund të jenë të dukshme për vizitorët ose përdoruesit e tjerë të Faqes. Duke postuar Përmbajtje në Faqe ose në llogaritë tuaja në rrjetet sociale dhe duke përdorur në postim një hashtag që identifikon Monster, shoqëritë e lidhura me Monster (“Monster “Affiliates”) ose ndonjë prej markave të tyre përkatëse, ju i jepni Monster dhe shoqërive të lidhura me Monster një licencë të parevokueshme, të përhershme, jo-ekskluzive, të paguar plotësisht dhe të vlefshme në mbarë botën për të përdorur, kopjuar, ekzekutuar, shfaqur, shpërndarë, publikuar dhe/ose transmetuar, tërësisht ose pjesërisht, në çdo mënyrë dhe në çdo formë në këtë Faqe ose tjetër, këtë informacion dhe Përmbajtje, dhe gjithashtu Monster dhe shoqëritë e lidhura me Monster gëzojnë të drejtën të krijojnë vepra të prejardhura nga ky informacion dhe kjo Përmbajtje, ose ta përfshijnë atë në vepra të tjera, si edhe të japin ose autorizojnë nënlicenca lidhur me të drejtat e sipërpërmendura. Ju kuptoni dhe pranoni se Monster mund të shqyrtojë dhe fshijë çdo Përmbajtje që, sipas gjykimit ekskluziv të Monster, shkel këtë Marrëveshje ose mund të konsiderohet fyese, e paligjshme, apo që cenon të drejtat, dëmton ose rrezikon sigurinë e Monster ose të ndonjë përdoruesi të Faqes.
- Postimi në Faqe. Ju deklaroni dhe garantoni se: (i) zotëroni çdo Përmbajtje që postohet nga ju në Site ose ose që na e dërgoni ndryshe në lidhje me Faqen, se keni marrë të gjitha pëlqimet dhe autorizimet e nevojshme, aty ku është e zbatueshme, dhe se keni të drejtë të jepni licencën përkatëse të parashikuar në këtë Marrëveshje; dhe (ii) postimi dhe publikimi i çdo Përmbajtjeje të tillë nuk cenon, përvetëson në mënyrë të paligjshme apo shkel në çfarëdo forme të drejtat e pronësisë intelektuale ose çdo të drejtë tjetër të palëve të treta, përfshirë të drejtat e publicitetit, privatësisë, të drejtat ligjore, kontraktore apo personale. Ju nuk duhet të postoni Përmbajtje që është shpifëse, fyese, e pahijshme, pornografike, kërcënuese, me gjuhë urrejtjeje, raciste, ksenofobike, homofobike, seksiste, që cenon privatësinë ose të drejtat e publicitetit, që është abuzive, e paligjshme ose në çfarëdo mënyre tjetër e papranueshme; as Përmbajtje që përbën ose nxit kryerjen e një vepre penale, cenon të drejtat e një pale tjetër, krijon përgjegjësi ligjore ose shkel ligjin apo detyrimet e konfidencialitetit. Ne mund të kontrollojmë ose monitorojmë Përmbajtjen e postuar për arsye ligjore ose për qëllime të tjera, megjithëse nuk kemi detyrim ta bëjmë këtë. Gjithashtu, mund t’ia zbulojmë kujtdo Përmbajtjen dhe rrethanat që lidhen me transmetimin e saj, për çdo arsye ose qëllim. Ne nuk mbajmë përgjegjësi dhe heqim dorë nga çdo përgjegjësi që lind nga Përmbajtja ose nga çdo gabim, shpifje, deklaratë denigruese, mungesë informacioni, pasaktësi, përmbajtje e pahijshme, pornografi, gjuhë fyese, rrezik apo informacion i pasaktë që mund të përmbajë ajo. Mos publikoni të dhëna personale identifikuese për veten tuaj jashtë seksionit të profilit tuaj, dhe as të dhëna personale të personave të tjerë. Ne rezervojmë të drejtën, sipas gjykimit tonë të vetëm, të refuzojmë, të mos publikojmë ose të heqim çdo Përmbajtje, profil apo postim (përfshirë email-et) të bërë nga ju, si edhe të kufizojmë, pezullojmë ose ndërpresim aksesin tuaj në të gjithë Faqen ose në një pjesë të saj, në çdo kohë, me ose pa arsye, me ose pa njoftim paraprak dhe pa mbajtur përgjegjësi. Pjesëmarrja juaj në çdo event offline të Monster bëhet me rrezikun tuaj të vetëm.
- Përmbajtja e Palëve të Treta. Nëpërmjet Faqes, ju mund të përdorni dhe/ose të aksesoni përmbajtje të ofruar ose të krijuar nga palë të treta. Monster nuk garanton që kjo përmbajtje do të jetë e lirë nga materiale ose informacione që ju mund t’i konsideroni të papërshtatshme ose fyese. Monster heq dorë nga çdo përgjegjësi që lidhet me aksesin tuaj në këtë përmbajtje dhe nuk jep asnjë garanci, të shprehur apo të nënkuptuar, në lidhje me përmbajtjen e palëve të treta.Përmbajtja e palëve të treta mund të kërkojë marrjen e pëlqimeve ose licencave përkatëse mbi të drejtat që lidhen me të, përfshirë edhe përdorimin tregtar të kësaj përmbajtjeje. Monster nuk deklaron dhe nuk garanton që këto pëlqime ose licenca janë marrë, dhe shprehimisht heq dorë nga çdo përgjegjësi në lidhje me to. Gjithashtu, Monster nuk jep asnjë garanci që kjo përmbajtje nuk cenon të drejtat e të tretëve ose që ekziston një titull i vlefshëm pronësie mbi të. Për rrjedhojë, duke përdorur, shkarkuar ose marrë në çfarëdo mënyre tjetër përmbajtje të palëve të treta të disponueshme në Faqe, ju pranoni ta bëni këtë me rrezikun tuaj dhe të mbani vetë çdo rrezik për dëmet që mund të vijnë nga përdorimi i kësaj përmbajtjeje. Përdorimi, shkarkimi ose marrja në çdo formë e përmbajtjes së palëve të treta bëhet plotësisht sipas gjykimit dhe rrezikut tuaj të vetëm dhe absolut.
- Faqet e Jashtme. Faqja mund të përmbajë lidhje elektronike (“hyperlinks”) drejt faqeve të jashtme të internetit që ju nxjerrin jashtë kësaj Faqeje (“Faqet e Jashtme”). Ju pranoni dhe bini dakord se Monster nuk mban përgjegjësi për disponueshmërinë e këtyre Faqeve të Jashtme apo për saktësinë e përmbajtjes, produkteve ose shërbimeve të ofruara në to. Lidhjet drejt Faqeve të Jashtme nuk nënkuptojnë se Monster i mbështet, i miraton ose garanton këto Faqe të Jashtme. Ju pranoni dhe bini dakord se merrni përsipër të gjitha rreziqet që lindin nga përdorimi i Faqeve të Jashtme. Duke përdorur Faqen, ju çlironi shprehimisht Monster nga çdo përgjegjësi që mund të lindë nga përdorimi juaj i çdo Faqeje të Jashtme, dhe ju i nënshtroheni kushteve të përdorimit dhe politikës së privatësisë të zbatueshme për këto Faqe të Jashtme.
- Rregullat e Përdorimit. Në lidhje me përdorimin e Faqes, ju nuk duhet të:
a) Postoni, transmetoni ose vini në dispozicion, nëpërmjet ose në lidhje me Faqen, viruse, “worm”, “Trojan horse”, “Easter egg”, “time bomb”, programe spiunuese (“spyware”) ose çdo kod, skedar apo program tjetër kompjuterik që është ose mund të jetë i dëmshëm apo ndërhyrës, ose që synon të dëmtojë, marrë nën kontroll apo monitorojë funksionimin ose përdorimin e çdo pajisjeje, programi kompjuterik apo sistemi.
b) Përdorni Faqen për çfarëdo qëllimi mashtrues ose të kundërligjshëm.
c) Mblidhni ose grumbulloni informacione për përdoruesit e Faqes.
d) Ndërhyni ose pengoni funksionimin e Faqes apo të serverëve dhe rrjeteve që përdoren për ta bërë Faqen të disponueshme, përfshirë përmes hakerimit ose dëmtimit të ndonjë pjese të Faqes; ose të shkelni ndonjë kërkesë, procedurë ose politikë të këtyre serverëve ose rrjeteve.
e) Kufizoni ose pengoni persona të tjerë në përdorimin e Faqes.
f) Riprodhoni, modifikoni, përshtatni, përktheni, krijoni vepra të prejardhura, shisni, jepni me qira, leasing, hua, “timeshare”, shpërndani ose shfrytëzoni në çfarëdo mënyre ndonjë pjesë të Faqes (ose çdo përdorim të saj), kur kjo lejohet shprehimisht në këtë Marrëveshjendhe vetëm me pëlqimin tonë paraprak me shkrim.
g) Kryeni “reverse engineering”, dekompilim ose çmontim të ndonjë pjese të Faqes, përveç rasteve kur një kufizim i tillë ndalohet shprehimisht nga ligji i zbatueshëm.
h) Hiqni nga Faqja çdo njoftim mbi të drejtat e autorit, markat tregtare ose të drejta të tjera pronësore.
i) Krijoni “frame” ose pasqyrim (“mirror”) të ndonjë pjese të Faqes, apo të përfshini ndonjë pjesë të saj në një produkt ose shërbim tjetër, pa pëlqimin tonë paraprak me shkrim.
j) Shkarkoni dhe ruani në mënyrë sistematike Përmbajtjen e Faqes.
k) Përdorni robotë, “spider”, aplikacione për kërkim ose nxjerrje të të dhënave nga faqja, apo çdo mjet tjetër manual ose automatik për të marrë, indeksuar, “scrape”, “data mine” ose mbledhur në çfarëdo mënyre Përmbajtjen e Faqes, apo për të riprodhuar ose anashkaluar strukturën e navigimit ose paraqitjen e Faqes, pa pëlqimin tonë paraprak me shkrim. Pavarësisht sa më sipër, dhe me kusht që të respektohen çdo udhëzim i publikuar në skedarin “robots.txt” të vendosur në direktorinë kryesore të Faqes, ne u japim operatorëve të motorëve publikë të kërkimit leje për të përdorur “spider” për të kopjuar materiale nga Faqja vetëm për qëllimin e krijimit të indekseve publike dhe të kërkueshme të këtyre materialeve, dhe vetëm në masën e nevojshme për këtë qëllim; megjithatë, kjo leje nuk përfshin krijimin e kopjeve rezervë (“cache”) ose arkivave të këtyre materialeve. Ne rezervojmë të drejtën ta revokojmë këtë leje, qoftë në përgjithësi ose në raste specifike, në çdo kohë dhe pa njoftim paraprak.
Ju nuk do ta përdorni Faqen tonë për asnjë qëllim që është i paligjshëm ose i ndaluar nga kushtet e kësaj Marrëveshjeje. Ju mbani përgjegjësi për sigurimin, mirëmbajtjen dhe pagesën e të gjitha pajisjeve (hardware) si edhe të të gjitha shërbimeve të telekomunikacionit dhe shërbimeve të tjera të nevojshme për përdorimin e Faqes.
- Publikimi dhe Privatësia. Me këtë ju pranoni dhe bini dakord se çdo Përmbajtje që postoni në Faqe ose që grumbullohet përmes saj mund të jetë e dukshme për vizitorët, përdoruesit e tjerë të Faqes dhe publikun e gjerë, dhe se ju nuk keni asnjë pritshmëri për konfidencialitet apo moszbulim lidhur me Përmbajtjen tuaj. Ne nuk mund të garantojmë sigurinë e informacionit në Faqe; çdo përdorim i saj bëhet në përgjegjësinë tuaj të plotë dhe personale. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për saktësinë e asnjë Përmbajtjeje të publikuar në Faqen tonë. Ju lutemi të zgjidhni me kujdes informacionin dhe Përmbajtjen që postoni në Faqe, në kanalet tuaja të rrjeteve sociale kur postimi përmban hashtag që i referohet Monster, shoqërive të lidhura me Monster (“Monster Affiliates”) dhe/ose markave të tyre, si edhe informacionin që u jepni palëve të tjera. Profili juaj në MONSTER dhe në rrjetet sociale mund të përfshijë të dhëna personale identifikuese, përfshirë mbiemrin, adresën e email-it, numrin e telefonit dhe adresën e banimit.
Çdo informacion që ne marrim nga ju, ose që përpunohet përmes transaksioneve në Faqe, përfshirë emrat, adresat, numrat e telefonit, adresat e email-it, informacionet e pagesave dhe çdo të dhënë tjetër lidhur me përdorimin, transaksionet dhe trafikun në Faqe, mund të mblidhet dhe përdoret nga ne sipas parashikimeve të Politikës sonë të Privatësisë. Ju konfirmoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e Politikës sonë të Privatësisë, e cila përfshihet dhe bëhet pjesë e kësaj Marrëveshjeje. - Përdoruesit Ndërkombëtarë. Nëse ju e përdorni Faqen nga jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhja juaj do të bëhet përmes dhe drejt serverëve të vendosur në Shtetet e Bashkuara. Porositë që bëni përmes Faqes do të përpunohen plotësisht në Shtetet e Bashkuara dhe do të dërgohen prej andej, ndërsa të gjitha informacionet që ju jepni do të përpunohen dhe ruhen në serverët tanë dhe sistemet e brendshme, të cilat ndodhen brenda Shteteve të Bashkuara. Duke përdorur Faqen, ju kuptoni dhe pranoni transferimin e të dhënave personale drejt Shteteve të Bashkuara, si edhe ruajtjen dhe përdorimin e tyre në mënyrën e përshkruar më sipër, në momentin që na i jepni këto të dhëna.
- Mjetet dhe Masat. Ne mund të kufizojmë, pezullojmë ose ndërpresim aksesin tuaj në të gjithë Faqen ose në ndonjë pjesë të saj, përfshirë pezullimin ose mbylljen e llogarisë suaj (ose të një pjese të saj), me ose pa njoftim paraprak dhe për çdo arsye, përfshirë rastet kur ne vlerësojmë se ju keni shkelur ose keni vepruar në kundërshtim me përmbajtjen ose frymën e kësaj Marrëveshjeje. Ndërprerja e aksesit nuk cenon asnjë të drejtë apo mjet tjetër juridik që ne ose shoqëritë e lidhura me ne mund të kemi në bazë të kësaj Marrëveshjeje ose sipas ligjit.
- Përjashtimi i Përgjegjësisë. NË MASËN MË TË GJERË TË LEJUAR NGA LIGJI I ZBATUESHËM, FAQJA, SI EDHE E GJITHË PËRMBAJTJA, MATERIALET DHE PRODUKTET E PËRFSHIRA NË TË, OFROHEN “SIÇ JANË”, PA ASNJË LLOJ GARANCIE. TË GJITHA GARANCITË, QOFTË TË SHPREHURA, TË NËNKUPTUARA APO TË PARASHIKUARA NGA LIGJI, PËRJASHTOHEN NË MASËN MË TË GJERË TË LEJUAR NGA LIGJI I ZBATUESHËM, PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR, ÇDO GARANCI TË NËNKUPTUAR PËR TREGTUESHMËRI, TITULL PRONËSIE, PËRSHTATSHMËRI PËR NJË QËLLIM TË VEÇANTË, MOSCENIM TË TË DREJTAVE TË PALËVE TË TRETA, APO ÇDO GARANCI QË RRJEDH NGA SJELLJA E PALËVE, ZAKONET TREGTARE OSE PRAKTIKAT E PËRDORIMIT. PËRVEÇ SA MË SIPËR, MONSTER, NË MASËN MË TË GJERË TË LEJUAR NGA LIGJI I ZBATUESHËM, PËRJASHTON ÇDO PËRGJEGJËSI LIDHUR ME: (A) ÇDO MIRATIM TË PËRMBAJTJES DHE LIDHJEVE ELEKTRONIKE (“HYPERLINKS”), OSE ÇDO PËRGJEGJËSI QË LIDHET ME TO;
(B) PASAKTËSINË, PAPLOTËSINË OSE MUNGESËN E PËRDITËSIMIT NË KOHË TË INFORMACIONIT NË FAQE;
(C) TRANSMETIMIN E VIRUSEVE OSE DËMTIMIN APO KORRUPTIMIN E TË DHËNAVE; DHE (D) ÇDO DËM QË MUND TË LINDË SI REZULTAT I TRANSMETIMIT, PËRDORIMIT OSE PAMUNDËSISË PËR TË PËRDORUR FAQEN, PËRFSHIRË MOSDISPONUESHMËRINË E FAQES OSE RRETHANA QË JANË JASHTË KONTROLLIT TË ORGANIZATËS. JU E KUPTONI DHE PRANONI SE FUNKSIONIMI I FAQES MUND TË PËRFSHIJË DEFEKTE TEKNIKE (“BUGS”), GABIME, PROBLEME OSE KUFIZIME TË TJERA. NË MASËN MË TË GJERË TË LEJUAR NGA LIGJI I ZBATUESHËM, NE NUK JAPIM ASNJË DEKLARIM APO GARANCI DHE PËRJASHTOJMË ÇDO PËRGJEGJËSI NË LIDHJE ME MJAFTUESHMËRINË E MASAVE TË SIGURISË QË PËRDOREN PËR PËRPUNIMIN DHE RUAJTJEN E TË DHËNAVE. GJITHASHTU, NE NUK DO TË MBAJMË PËRGJEGJËSI PËR ASNJË DËM REAL, PASUES, TË VEÇANTË APO RASTËSOR QË MUND TË VIJË SI REZULTAT I MOSRESPEKTIMIT TË POLITIKËS SONË TË PRIVATËSISË PËR SHKAK TË NJË SHKELJEJE TË SIGURISË OSE NJË MOSFUNKSIONIMI TEKNIK. MONSTER, NË MASËN MË TË GJERË TË LEJUAR NGA LIGJI I ZBATUESHËM, NUK MBAN ASNJË PËRGJEGJËSI PËR PËRDORIMIN QË JU I BËNI FAQES, INFORMACIONIT TË MARRË PËRMES SAJ OSE PRODUKTEVE TË BLERA NËPËRMJET FAQES. ASNJË KËSHILLË APO INFORMACION, QOFTË VERBAL APO ME SHKRIM, I MARRË NGA JU NGA MONSTER NËPËRMJET FAQES, NUK KRIJON ASNJË GARANCI, DEKLARIM APO SIGURI TË ÇFARËDO LLOJI. MONSTER NUK MBAN PËRGJEGJËSI PËR PËRMBAJTJEN E ASNJË INFORMACIONI TË PUBLIKUAR NË FAQE NGA PALË TË TRETA, PËRFSHIRË, POR PA U KUFIZUAR, INFORMACIONIN QË SHFAQET NË FAQET E KOMUNITETIT DHE/OSE FAQET AGREGUESE, ÇDO FAQE TË LIDHUR (“LINKED SITE”) OSE ÇDO LIDHJE TË PËRFSHIRË NË NJË FAQE TË TILLË, SI EDHE PËR ÇDO NDRYSHIM OSE PËRDITËSIM TË KËTYRE FAQEVE. - Kufizimi i Përgjegjësisë. NË MASËN MË TË GJERË TË LEJUAR NGA LIGJI I ZBATUESHËM, MONSTER DHE SHOQËRITË E LIDHURA ME TË (“MONSTER AFFILIATES”) NUK DO TË MBAJNË PËRGJEGJËSI PËR ASNJË DËM TË DREJTPËRDREJTË, TË TËRTHORTË, TË VEÇANTË, PASUES APO SHEMBULLOR, TË PARASHIKUESHËM OSE JO, QË LIDHET NË ÇFARËDO MËNYRE ME KËTË MARRËVESHJE, ME NDËRPRERJEN APO PEZULLIMIN E SHËRBIMIT, ME VIRUSET, NDËRPRERJET E SISTEMIT APO PROBLEMET E RRJETIT QË NDIKOJNË NË KËTË FAQE, ME PËRDORIMIN APO PAMUNDËSINË PËR TË PËRDORUR OSE AKSESUAR FAQEN, ME REZULTATET E GJENERUARA NGA PËRDORIMI I SAJ, ME HUMBJEN E REPUTACIONIT OSE FITIMEVE, HUMBJEN E VEPRIMTARISË TREGTARE, PAVARËSISHT MËNYRËS SË KLASIFIKIMIT TË TYRE, DHE/OSE NGA ÇDO SHKAK TJETËR, EDHE NËSE ËSHTË NJOFTUAR PARAPRAKISHT PËR MUNDËSINË E DËMEVE OSE HUMBJEVE TË TILLA. MONSTER MUNDET, NË ÇDO KOHË DHE PA NJOFTIM PARAPRAK, TË NDËRPRESË PËRKOHËSISHT AKSESIN NË FAQE PËR ARSYE MIRËMBAJTJEJE QË SYNOJNË FUNKSIONIMIN E RREGULLT TË SAJ, PA QENË I DETYRUAR TË JAPË NDONJË KOMPENSIM.
PAVARËSISHT ÇDO DISPOZITE TJETËR TË KËSAJ MARRËVESHJEJE QË PARASHIKON TË KUNDËRTËN, DHE NË MASËN MË TË GJERË TË LEJUAR NGA LIGJI I ZBATUESHËM, PËRGJEGJËSIA TOTALE E MONSTER NDAJ JUSH, PËR ÇFARËDO SHKAKU DHE PAVARËSISHT FORMËS SË VEPRIMIT LIGJOR, DO TË KUFIZOHET NË ÇDO RAST VETËM NË SHUMËN QË JU I KENI PAGUAR MONSTER, NËSE KA NJË TË TILLË, GJATË GJASHTË (6) MUAJVE PARA NGJARJEVE QË KANË DHËNË SHKAK PËR PRETENDIMIN TUAJ. KUFIZIMET E PËRGJEGJËSISË TË PARASHIKUARA NË KËTË MARRËVESHJE PËRBËJNË KUSHTE THELBËSORE TË SAJ; PA KËTO KUFIZIME, MONSTER NUK DO TA VINTE FAQEN OSE PRODUKTET NË DISPOZICIONIN TUAJ. KËTO KUFIZIME TË PËRGJEGJËSISË MBETEN TË ZBATUESHME EDHE NËSE NDONJË ZGJIDHJE JURIDIKE E PARASHIKUAR NË KËTË MARRËVESHJE REZULTON E PAMJAFTUESHME.
Ligji i zbatueshëm mund të mos lejojë kufizimin e disa garancive ose përjashtimin apo kufizimin e disa llojeve të dëmeve. Në raste se ky ligj zbatohet për ju, disa nga kufizimet ose përjashtimet e parashikuara më sipër mund të mos zbatohen ndaj jush dhe ju mund të keni të drejta shtesë sipas ligjit në fuqi - Dëmshpërblimi. Me përjashtim të rasteve kur kjo ndalohet nga ligji i zbatueshëm, ju pranoni të na dëmshpërbleni dhe të na mbani ne, filialet tona, shoqëritë mëmë, shoqëritë e lidhura, drejtuesit, administratorët, aksionarët, përfaqësuesit ligjorë, agjentët, partnerët dhe punonjësit tanë të liruar nga çdo përgjegjësi për çdo humbje, detyrim, kosto, dëm ose shpenzim që mund të lindë nga çdo pretendim, kërkesë, padi ose procedurë gjyqësore, pavarësisht nëse ato janë të bazuara ose jo, si dhe nga çdo pretendim, përgjegjësi, vendim gjyqësor, humbje, dëm, kosto, tarifë, honorar avokatie dhe shpenzim tjetër të çfarëdo natyre dhe lloji, që lind për shkak të (i) përdorimit të Faqes nga ana juaj; (iii) pjesëmarrjes suaj në çdo event offline të Monster; dhe (iv) çdo veprimi ose mosveprimi nga ana juaj ose në emrin tuaj në lidhje me çdo Përmbajtje ose Feedback të postuar ose grumbulluar në Faqe nga ju dhe/ose ndonjë palë e tretë.
(ii) shkeljes ose shkeljes së pretenduar të kësaj Marrëveshjeje dhe/ose deklarimeve dhe garancive të përcaktuara në këtë Marrëveshje - Filtrimi. Në përputhje me nenin 230(d) të Titullit 47 të Kodit të Shteteve të Bashkuara (47 U.S.C. Section 230(d)), i ndryshuar, ju njoftojmë se ekzistojnë mjete për kontroll prindëror (si pajisje kompjuterike, programe kompjuterike ose shërbime filtrimi) të disponueshme në treg, të cilat mund t’ju ndihmojnë të kufizoni aksesin në materiale që mund të jenë të dëmshme për të miturit. Informacion lidhur me kontrollin prindëror është i disponueshëm në: https://www.consumer.ftc.gov/articles/0029-parental-controls. Informacion që identifikon ofruesit aktualë të këtyre mbrojtjeve është i disponueshëm në: https://en.wikipedia.org/wiki/Comparison_of_content-control_software_and_providers. Ju lutemi vini re se ne nuk garantojmë asnjë nga produktet ose shërbimet e listuara në këto faqe.
- Ligji i Zbatueshëm. KJO MARRËVESHJE DO TË RREGULLOHET DHE INTERPRETOHET NË PËRPUTHJE ME LIGJET E SHTETIT TË KALIFORNISË, SHBA, PA MARRË PARASYSH PARIMET E KONFLIKTIT TË LIGJEVE. ÇDO VEPRIM LIGJOR QË LIDHET ME KËTË MARRËVESHJE DHE/OSE ME FAQEN, APO ME PËRDORIMIN TUAJ TË SAJ, DO TË INICIOHET DHE ZHVILLOHET NË GJYKATAT FEDERALE OSE SHTETËRORE, SIPAS RASTIT, NË QARKUN ORANGE, KALIFORNI, DHE JU PRANONI SHPREHIMISH KËTË JURIDIKSION EKSKLUZIV DHE AUTORIZONI DHE PRANONI QË NJOFTIMIN ZYRTAR TE DOKUMENTEVE GJYQËSORE, SI TE MJAFTUESHËM QË GJYKATA TË KETË JURIDIKSION NDAJ JUSH. TË GJITHA PALËT HEQIN DORË NGA E DREJTA, NËSE KA, PËR TË MARRË ÇDO DËMSHPËRBLIM ME KARAKTER NDËSHKUES OSE SHEMBULLOR, APO ÇDO SHUMË TJETËR QË KA PËR QËLLIM VENDOSJEN E NJË PENALITETI NDAJ PALËS TJETËR, NË ÇDO PROCEDURË GJYQËSORE OSE VENDIMMARRJE TJETËR QË LIND NGA OSE LIDHET ME KËTË MARRËVESHJE, OSE NDONJË SHKELJE TË SAJ, PËRFSHIRË ÇDO PRETENDIM SE KJO MARRËVESHJE, OSE NDONJË PJESË E SAJ, ËSHTË E PAVLEFSHME, E PALIGJSHME, E ANULUESHME APO E PAVLEFSHME.
- Të Ndryshme. Dispozitat që, për nga natyra e tyre, duhet të mbeten në fuqi edhe pas përfundimit të kësaj Marrëveshjeje, do të vazhdojnë të mbeten në fuqi edhe pas përfundimit të saj, përfshirë dispozitat që lidhen me pronësinë, mohimet e përgjegjësisë dhe kufizimet e përgjegjësisë. Nëse ndonjë dispozitë e kësaj Marrëveshjeje rezulton e paligjshme, e pavlefshme ose për çfarëdo arsye e pazbatueshme, atëherë ajo dispozitë do të konsiderohet e ndarë nga pjesa tjetër e Marrëveshjes dhe nuk do të ndikojë në vlefshmërinë dhe zbatueshmërinë e dispozitave të tjera. Moszbatimi nga ana jonë i ndonjë dispozite të kësaj Marrëveshjeje nuk do të konsiderohet heqje dorë nga ajo dispozitë ose nga e drejta për ta zbatuar atë. Kjo Marrëveshje nuk krijon dhe nuk duhet të interpretohet si krijim i ndonjë marrëdhënieje partneriteti, sipërmarrjeje të përbashkët, marrëdhënie punëdhënës-punëmarrës, përfaqësimi apo marrëdhënie ekskluziviteti (franchisor-franchisee) midis jush dhe nesh Ju nuk mund të cedoni, transferoni ose nënlicenconi ndonjë ose të gjitha të drejtat apo detyrimet tuaja sipas kësaj Marrëveshjeje pa pëlqimin tonë paraprak me shkrim. Ne mund t’i cedojmë, transferojmë ose nënlicencojmë ndonjë ose të gjitha të drejtat apo detyrimet tona sipas kësaj Marrëveshjeje pa kufizim. Çdo titull, përshkrim ose emërtim seksioni i përfshirë në këtë dokument është vetëm për lehtësi reference dhe në asnjë mënyrë nuk përcakton ose shpjegon përmbajtjen e ndonjë dispozite apo seksioni. Të gjithë termat e përcaktuar në numrin njëjës do të kenë të njëjtin kuptim edhe kur përdoren në shumës, kur është e përshtatshme, përveç rasteve kur specifikohet ndryshe. Çdo përdorim i termit “duke përfshirë” ose varianteve të tij në këtë Marrëveshje do të interpretohet sikur pasohet nga shprehja “pa kufizim”. Kjo Marrëveshje, përfshirë çdo kusht dhe afat të inkorporuar këtu, përbën marrëveshjen e plotë midis jush dhe nesh në lidhje me objektin e saj dhe zëvendëson çdo marrëveshje ose mirëkuptim paraprak apo të njëkohshëm, qoftë me shkrim apo verbal, midis jush dhe nesh në lidhje me këtë çështje. Njoftimet për ju (përfshirë njoftimet për ndryshime të kësaj Marrëveshjeje) mund të bëhen përmes publikimit në Faqe ose me e-mail (duke përfshirë në secilin rast edhe përmes link-eve), ose me postë të zakonshme. Pa kufizim, një version i shtypur i kësaj Marrëveshjeje dhe çdo njoftimi të dhënë në formë elektronike do të jetë i pranueshëm në procedura gjyqësore ose administrative që lidhen me këtë Marrëveshje, në të njëjtën masë dhe me të njëjtat kushte si dokumentet dhe regjistrimet e tjera të biznesit të krijuar dhe ruajtur fillimisht në formë të shtypur. Ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për mosplotësimin e ndonjë detyrimi kur kjo vjen si pasojë e rrethanave jashtë kontrollit tonë.
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këtë Marrëveshje, ju lutemi na kontaktoni:
Monster Energy Company
Në vëmendje të: Marrëdhëniet me Konsumatorët
1 Monster Way
Corona, CA 92879
Tel: 866-322-4466
Faks: 951-739-6210
Banorët e Kalifornisë mund të kontaktojnë Njësinë e Asistencës për Ankesa të Divizionit të Shërbimeve për Konsumatorët të Departamentit të Çështjeve të Konsumatorëve të Kalifornisë me postë në adresën: 1625 North Market Blvd., Sacramento, CA 95834, ose me telefon në (916) 445-1254 ose (800) 952-5210.
DATA E HYRJES NË FUQI: Korrik 2026